Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se sot përmes avokatit të tij ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit, pas deklaratave që ai i cilëson si të pavërteta dhe tendencioze ndaj tij.
Lushtaku ka deklaruar se nuk do të lejojë që emri, kontributi dhe dinjiteti i tij të përdoren për propagandë politike dhe manipulime publike.
“Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje. Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai tutje ka theksuar se ky veprim është përgjigje ndaj, siç ka thënë, tentativave për linçim politik.
“Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit”, ka shtuar ai.
Shkrimi i tij:
Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje.
Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta.
Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit!
SL









