Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës është zhvilluar sot në Prizren, ku cak i kontrollit kanë qenë disa argjendari.
Sipas informacioneve të para të siguruara nga Gazeta, aksioni është realizuar në kuadër të verifikimeve për veprimtarinë tregtare dhe dokumentacionin përkatës.
Burimet bëjnë me dije se gjatë operacionit janë bastisur argjendaria “Gazmendi”, argjendaria “Te Zefi” në dy lokale të ndryshme, si dhe argjendaria “Nushi”.
Nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar apo mall të sekuestruar, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të aksionit.
Gazeta do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.










