Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur me datën 19 maj në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, i varur me litar në një pemë.
Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se Policia është alarmuar rreth mesditës nga një qytetar, i cili kishte parë trupin e viktimës të varur në oborrin e lagjes Babaj.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, hetuesit e Skenderajt, njësia rajonale e hetimeve dhe forenzika.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas ai është identifikuar si Rifat Babaj.
Pas ekzaminimeve fillestare dhe kryerjes së shikimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është tërhequr nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, viktima është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.









