Rama: Kurti ka deficit personal, s’ka asnjë kontribut në luftën çlirimtare dhe ndërtimin e institucioneve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka “thumbuar” kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, pas deklaratave të mbrëmshme të tij në një intervistë.

Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti ka, siç u shpreh ai, deficit politik dhe s’ka asnjë kontribut në luftën çlirimtare e ndërtimin e institucioneve.

“Prandaj, në vazhdimësi përpiqet ta mbulojë këtë mungesë me propagandë, duke sulmuar figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si “hajna” e “kriminelë” dhe, me ligësinë më të madhe, duke tentuar që familjet më të mëdha atdhetare t’i bëjë pjesë të diskursit të fushatës”, deklaroi Rama.

“Për gjashtë vjet në pushtet, e ka zhytur vendin në varfëri dhe stagnim. Pa ASNJË projekt madhor, pa zhvillim kapital dhe pa ASNJË rezultat konkret. ASNJË. ZERO”, vijon ai.

Rama i ka quajtur “filma propagandistikë të kohës së komunizmit” veprimet elektorale të Kurtit.

“Të shohim me çfarë do të vendosë ta vazhdojë fushatën: me ndonjë kërcënime për jetë! Me ndonjë premtim për mërgatën! Apo me një tjetër episod patriotik propagandues me Serbinë”, tha më tej ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit