Nuk tërhiqet nga deklarata mërgimtari që kërcënoi Daut Haradinajn, eskalon edhe më keq: As nuk më frikësoni, as nuk më bëni mbresë

Pas reagimeve të shumta që shkaktoi videoja e tij e fundit, ka reaguar sërish Naser Xhylani, mërgimtari që kërcënoi Daut Haradinajn dhe e krahasoi me Radoiçiqin.

Xhylani thotë se nuk ka kërcënuar askënd, por vetëm ka “thënë të vërtetën troç”, duke shtuar se nuk frikësohet nga sharjet, fyerjet apo kërcënimet që, sipas tij, kanë ardhur pas publikimit të videos.

Reagimi i tij:

REAGIM ZYRTAR DHE REPLIKË TROÇ FARE!

Për të gjithë ata “gjakpërzier” që kanë vërshuar me sharje, fyerje dhe kërcënime pas videos sime të fundit: Kjo është përgjigjja ime e parë dhe e fundit për ju!

Së pari, unë nuk kam kërcënuar askënd.

Unë kam thënë vetëm të vërtetën e zhveshur.

Dhe këtë të vërtetë nuk ia them vetëm “Daut Radoiçiqit”, por çdo Radoiçiçi tjetër që sillet vërdallë.

Unë nuk fshihem pas gishtit; gjërat i them troç dhe ballë për ballë.

Së dyti, mbajeni mend mirë: shumica e kësaj opozite, herët a vonë, do të përballet me drejtësinë.

E disave prej tyre, nesër a pasnesër, mund t’u duhet të përballen edhe me Kanunin. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë për t’u kuptuar në tokën tonë – sepse askush nuk e fal gjakun e derdhur!

Atyre që ende mbajnë anën e errët të tradhtarëve, atyre që u tallën me këtë popull e me këtë vend për më shumë se 20 vite, po u them vetëm një gjë: As nuk më frikësoni, as nuk më bëni mbresë!

Sharjet tuaja nuk më prekin, e aq më pak kërcënimet tuaja boshe.

Unë do të vazhdoj të shkruaj dhe të them të vërtetën, e juve “pika topit” ju bëftë!

E shoh që disa po merren me faktin se jam jashtë Kosove dhe “nuk mund të kthehem”.

Ajo është një çështje krejtësisht personale e imja.

Por për besë, sa për ju që trimëroheni këtu në Facebook, syri vërr nuk më bën fare!

Unë nuk kam asgjë personale me askënd, por nëse dikush kërkon konflikt personal, do të dijë të marrë edhe përgjigjen e merituar personale.

Nëse doni, mund të ankoheni ku të doni – në polici e në prokurori.

Videoja ime flet vetë, ajo është dëshmi e pastër e asaj që mendoj dhe asgjë më shumë.

Lexova diku nëpër portale se “masakrohet Naser Xhylani”.

O njerëz të vegjël, unë nuk jam djalë që masakrohem apo thyhem lehtë! Askujt nuk i kam hyrë në hak, askujt nuk i kam prekur moralin.

Ndërsa për të thënë të vërtetën, do ta them deri në frymën time të fundit, pa më dridhur qerpiku fare.

Këtë shkrim po e publikoj nga kjo faqe, pasi te faqja ime kryesore (“Naser Xhylani”) më kanë penalizuar për shkak të raportimeve tuaja ndaj postimeve dhe komenteve të mia.

Por kot e keni.

Unë jam vetëm, por jam i fortë.

Kam të vërtetën me vete dhe nuk ndalem!

Me respekt,

Naser Xhylani

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit