E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë: kërkohet burgim i përjetshëm për ish-të dashurin e studentes shqiptare në Romë

Prokuroria në Romë ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, studentes shqiptare Ilaria Sula, ngjarje që dyshohet se ka ndodhur në mars të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në apartamentin e tij dhe më pas e ka futur trupin në një valixhe, të cilën e ka hedhur në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina.

Hetuesit theksojnë se rasti përfshin vrasje me paramendim dhe fshehje të kufomës, ndërsa gjatë seancave gjyqësore është deklaruar se krimi është kryer me gjakftohtësi dhe është i mbështetur në prova të forta.


Procesi gjyqësor po zhvillohet në sallën e sigurisë së lartë në burgun Rebibbia, ndërsa prindërit e viktimës kanë kërkuar drejtësi dhe dënimin maksimal për autorin e dyshuar të krimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit