“Bërtita mos vdis por..” –  Ish’ushtari i UÇK’së Kujtim Vranovci rrëfen momentin kur u vra Agim Ramadani

Ish-ushtari i UÇK-së, Kujtim Vranovci ka rrëfyer për herë të parë se si u vra komandanti i Koshares, Agim Ramadani.

Në emisionin “KojshiaShow”, Vranovci e ka përshkruar tërë ngjarjen e asaj dite kur po luftonin me forcat serbe.

Ai ka thënë se ishte bashkë me Agimin momentin kur u vra dhe se tentoi t’i ndihmonte por sipas tij komandanti ishte i plagosur tejet rëndë.

“Me thikën e tij ja preva teshat e pash në krah plagë dalëse, e çela anën tjetër e pash që është i plagosur rëndë plumbat ja kishin përfshi trupin. Bërtita mos vdis, por ai nuk u përgjigj. Vdiq aty. E mbështeta për një pishe e lash aty. Mo nuk mbet kurgjo, flakë shkojke po mu nuk më interesonte edhe nëse më kapnin plumbat. Para meje e kisha Shefqet Dukagjinin erdhën edhe disa tjerë. Nuk e dishim kah po vijnë plumbat, derisa njërin nga serbët e pash..”, ka rrëfyer Vranovci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit