Tejkalimi fatal në Doberllukë: 75-vjeçari vdes pas përplasjes së tmerrshme mes tri automjeteve në rrugën Mitrovicë–Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur dje rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë përfunduar të lënduar pas një përplasjeje zinxhirore mes tri automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku sipas hetimeve fillestare, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar gjatë një manovre tejkalimi të rrezikshëm.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Shaqir Beqiri, drejtues i veturës “Renault Scenic”, derisa po lëvizte në drejtim të Prishtinës, kishte tentuar ta tejkalonte një kombi transporter “VW”, por pa u siguruar mjaftueshëm për qarkullimin nga drejtimi i kundërt.

Në ato momente ai është përplasur ballë për ballë me një veturë “Golf VII” që po vinte nga drejtimi i kundërt, duke shkaktuar aksident të rëndë ku u përfshinë tri automjete.

Si pasojë e goditjes së fuqishme, lëndime kanë pësuar të tre shoferët dhe disa pasagjerë që ndodheshin në veturën “Golf”, përfshirë Enis Ibushin, Çlirim Krasniqin, Alban Jasharin dhe dy të mitur të tjerë.

Të gjithë të lënduarit fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, ndërsa më pas janë transferuar me urgjencë në QKUK në Prishtinë.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve të mjekëve, Shaqir Beqiri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe vdekja e tij u konfirmua nga QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet e trafikut rajonal dhe ekipet emergjente, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit