Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit për deklaratat mbi “tentativën e sulmit” në Skenderaj

Sami Lushtaku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke i quajtur ato “gënjeshtra dhe shpifje publike” lidhur me një pretendim për “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar.

Përmes një postimi publik, Lushtaku ka deklaruar se për rastin ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, të cilat sipas tij dëshmojnë se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku në komunikacion dhe se rasti është mbyllur nga organet kompetente.

Ai ka bërë të ditur se do të iniciojë padi për këtë çështje.

“Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje”, ka shkruar Lushtaku.

Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe qeverisjen e Kurtit, duke thënë se pas gjashtë vitesh në pushtet, Kosovës nuk i janë sjellë projekte madhore, por “propagandë, përçarje dhe viktimizim politik”.

Postimi:

Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente.

Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje.

Albin, pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik.

Mjaft më!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit