Puna në diell shkak për kancer të lëkurës, OBSH: 1 në 4 punonjës në rrezik

1 në 4 punonjës në botë është i ekspozuar ndaj rrezikut të rrezeve ultraviolet gjatë punës në diell, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi i zgjatur nën rrezet e forta të diellit rrit me 60% rrezikun për kancer të lëkurës.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 1.6 miliardë të rritur përballen çdo ditë me rrezatim ultraviolet gjatë punës në ambiente të hapura, duke rritur rrezikun për zhvillimin e kancerit të lëkurës jo-melanomë.

Më të rrezikuarit janë personat që punojnë për orë të gjata në diell, si punëtorët e ndërtimit, bujqit, policët rrugorë apo punonjës të tjerë në ambiente të jashtme. Kanceri i lëkurës i shkaktuar nga dielli rezulton më i përhapur tek meshkujt dhe personat mbi 55 vjeç.

Të dhënat tregojnë se 1 në 3 vdekje nga kanceri i lëkurës lidhet me ekspozimin në diell gjatë punës, çka përkthehet në rreth 19 mijë jetë të humbura çdo vit në nivel global.

Mjekët rekomandojnë shmangien e ekspozimit në orët me temperatura të larta, qëndrimin në hije, përdorimin e kremit mbrojtës, veshjen e rrobave mbrojtëse dhe kontrollet e rregullta për zbulimin e hershëm të kancerit të lëkurës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit