Video që po ‘tërbon’ rrjetin, politikania 32-vjeçare bën fushatë me ‘twerk’ për të bindur votuesit!

Një politikane 32-vjeçare në Miçigan të SHBA-ve ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të bindur qytetarët që ta votojnë në zgjedhjet lokale, ku synon të bëhet pjesë e Kongresit. Kandidatja demokrate e ka bazuar fushatën e saj tek videot e postuara në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet duke berë ‘twerk’ dhe ku shpeshherë shprehet se është “një budallaqe me stil”.

Shelby Campbell është kandidatja demokrate për Distriktin e 13-të Kongresor të Miçiganit dhe videot e saj ku aplikon formën e pazakontë të kërcimit kanë tërhequr vëmendjen e votuesve në ‘X’.

“Strategjia e fushatës së kandidatit demokrat për Dhomën e Përfaqësuesve të Miçiganit, Shelby Campbell? Duke bërë twerk për vota”, shkruan llogaria e liberalëve të TikTok në X.

Campbell, një studente juridiku dhe anëtare e sindikatës United Auto Workers, po kandidon kundër përfaqësueses Sri Thanedar, një drejtuese farmaceutike e cila ka përfaqësuar distriktin me shumicë demokrate që nga viti 2021.

Politikania 32-vjeçare, e cila është një nënë beqare me dy fëmijë, i përdor videot e saj për t’iu përgjigjur urrejtësve dhe për të shprehur pikëpamjet e saj politike, ndër të tjera. Megjithatë, videot nuk janë pritur pozitivisht nga disa komentues në mediat sociale.

“Njihuni me Shelby Campbell… Ajo është nënë e dy djemve dhe zgjodhi të sinkronizojë buzët dhe të bëjë twerk si pjesë e strategjisë së saj të fushatës. Ajo përdori flamuj në stilin stoner për të dekoruar dhomën e saj të gjumit, njëri me mbishkrimin “P—y Power” dhe tjetri një gjethe marihuane dhe një simbol “seksi”, shkroi një kritik i saj në ‘X’.

“Demokratët nuk po dërgojnë më të mirën e tyre”, shkroi një tjetër. “A është kjo strategjia e vërtetë e fushatës? Duke bërë twerk në dhomën e ndenjes për vota në vitin 2026. Energjia e një nëne beqare e përzier me audicionet e OnlyFans. A po zgjedh vërtet Michigani udhëheqës si ajo? Politikë? Jo, vetëm atmosferë dhe show”, shtoi një e tretë. Nga ana e saj, politikania 32-vjeçare u përgjigj duke shkruar se i pëlqenin komentet e tyre. “O Zot i madh, ju dua djema, faleminderit, vazhdoni me entuziazmin”, shkroi Shelby Campbell.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit