Yakin për Xhakën: Lider i lindur, ai do të qëndrojë me ekipin përfaqësues edhe pas Kupës së Botës

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Blick”, ku një pjesë e pyetjeve i janë kushtuar kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.

Yakin javën e ardhshme pritet ta shpallë listën për Botërorin në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ku Xhaka pritet të jetë lider i skuadrës.

Xhaka do ta udhëheqë Zvicrën në ngjarjen më të madhe sportive.

Yakin është pyetur edhe për kalimin e Xhakës te Sunderlandi dhe zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tij si lider.

“Ai është lider i lindur. Roli i kapitenit dhe liderit e përmbushë atë jashtëzakonisht shumë. Nuk është presion shtesë për të. Përkundrazi, nxjerr më të mirën prej tij në fushën e lojës”, ka thënë Murat Yakin.

Ai ka treguar se kishte diskutuar me Xhakën një vit më parë lidhur me të ardhmen, duke shtuar se mesfushori kishte pasur edhe disa oferta “ekzotike”.

“Në atë kohë mendova thjesht se Graniti është ende shumë i mirë që mos të luajë në nivelin më të lartë. Do të ishte mëkat nëse nuk do të luante në nivelin më të lartë. Sunderlandi më befasoi edhe mua, por në të njëjtën kohë ka shumë kuptim”.

Kalimin e Xhakës te ky klub, Yakin e ka konsideruar si zgjedhje të natyrshme.

“Kalimi te Sunderlandi është tipik për Granitin. Duke kërkuar sfidën më të madhe të mundshme, duke e zotëruar atë dhe duke fituar përvojë tjetër të vlefshme. Kur ai të fillojë punën si trajner, këto situata do ta ndihmojnë. Dhe ai e di shumë mirë këtë”.

Në fund, Yakin është pyetur nëse Xhaka do të vazhdojë të luajë për Zvicrën edhe pas Botërorit.

“Unë besoj se ai do të qëndrojë me ekipin përfaqësues edhe pas Kupës së Botës”, ka thënë Murat Yakin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit