Ish futbollisti i mirënjohur, Antonio Cassano ka shpërthyer kundër shqiptarit Igli Tare dhe trajnerit Masimiliano Alegrit në “Viva El Calcio”.
Ai e konsideron dyshen në fjalë si fajtore për ecurinë e dobët të Milanit. Antonio Cassano ka zhveshur Furlanin nga çdo përgjegjësi dhe shprehet se drejtori sportiv shqiptar dhe trajneri kanë shkaktuar një katastrofë në klubin kuqezi.
“Allegri e ka shkatërruar Milanin këtë vit.
Faji nuk është vetëm i Allegrit, i cili bëri rrëmujë, por edhe i Tares, i cili erdhi si shpëtimtar i vendit, dhe a e dini çfarë shpëtoi ai?
Asgjë. Pashë tabelën ‘Furlani jashtë’ dhe pyes veten: nëse nuk ke një ide, nëse luan si i keq dhe bën gabime në tregun e transferimeve, cili është faji i Furlanit?
Isha një nga të parët që kritikova klubin, por Furlani nuk e zgjedh ekipin, sepse trajneri me Taren e zgjodhi ekipin. Allegri dhe Tare shkaktuan katastrofën.
Fund, pa “nëse”, “dhe” ose “por””, ka thënë Antonio Cassano..









