Haxhiu: Mbrëmë në Skenderaj u rikthyen kujtimet e rënda për shumë qytetarë

Ish-deputeti, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në Skenderaj.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haxhiu ka shkruar se ajo që ndodhi mbrëmë krijoi shqetësim të madh te qytetarët dhe hapi shumë pikëpyetje për kohën, mënyrën dhe motivet e veprimit të këtij pushteti në ikje, sidomos në prag të fushatës zgjedhore.

Sipas, tij dërgimi i forcave speciale atje nuk u pa thjesht si një aksion policor.

Postimi i plotë:

Mbrëmë në Skenderaj nuk u pa thjesht një aksion policor.

Ajo që ndodhi mbrëmë krijoi shqetësim të madh te qytetarët dhe hapi shumë pikëpyetje për kohën, mënyrën dhe motivet e veprimit të këtij pushteti në ikje, sidomos në prag të fushatës zgjedhore.

Pamjet e forcave speciale në zemër të Drenicës rikthyen kujtime të rënda për shumë qytetarë, kujtime që lidhen me periudhat më të dhimbshme të historisë sonë. Për këtë arsye, çdo veprim institucional duhet të jetë i matur, transparent dhe në shërbim të sigurisë së qytetarëve, e jo të perceptohet si presion politik apo demonstrim force.

Ofendimet, provokimet dhe tensionet e krijuara janë të dirigjuara nga mendësia përçarëse dhe diktatoriale e Albin Kurtit dhe Dejona Mihajlit.

Policia e Kosovës duhet të mbetet institucion profesional, i paanshëm dhe larg interesave partiake te pushtetit.

Drenica ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar. Historia ka treguar se çdo përpjekje për ta nënshtruar apo përçarë atë ka dështuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit