Kryetari i Komunës së Mitrovicë së Jugut, njëherësh ish-bashkëpartiaku i Vjosa Osmanit, ka komentuar kandidimin e kësaj të fundit në zgjedhjet e 7 qershorit së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai ka deklaruar se do të dëshironte që të vazhdonin së bashku rrugëtimin që nisën në vitin 2021.
“Unë nuk po them që jam i dëshpëruar, thjesht kam pasur dëshirë që edhe ajo të jetë pjesë e këtij rrugëtimi që e kemi nisur në vitin 2021”,ka deklaruar Peci në një intervistë.









