Partia Socialdemokrate ka kërkuar ndihma financiare nga qytetarët për t’i mbuluar kostot e fushatës zgjedhore.
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një video-mesazhi ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për atë se siç ka thënë ai “opozitën edhe n’Kuvend”.
“Secila ndihmë e juaja është shumë e rëndësishme për neve. Ndihmoje PSD-në që të bëj atë që e bën më së miri: Opozitën, edhe n’Kuvend!”, thuhet në postimin e Molliqajt ku janë bashkangjitur edhe të dhënat e xhirollogarive bankare.










