Të parët ishin shqiptarët, më pas vazhduan kroatët dhe filloi shembja e shtetit artificial të ish Jugosllavisë!
Futbolli ka katër data historike në vitin 1990.
Katër data që nuk harrohen kurrë.

Gani Llapsshtica në spital, 9 prill, 1990
Historia duhet të shkruhet drejt dhe pa Kosovën nuk mund të shkruhet.
Shqiptarët e Kosovës e nisën më 8 prill të vitit 1990 në ndeshjen mes Prishtinës dhe Proleterit nga Zrenjaninit (Liga e Dytë ish jugosllave).
Ndeshja kishte përfunduar pa gola (0:0), ndërsa sipas rregullave të asaj kohe, nëse sfida mbyllej baras, penalltitë përcaktonin se kush do ta fitonte një pikë. Proleteri fitoi pas penalltive me rezultat 5:6.
Futbollistët e Prishtinës u sulmuan brutalisht. Më së rëndi e pësoi Gani Llapashtica, i cili përfundoi në spital pasi u rrah nga milicia e regjimit ish jugosllav.
Prishtina ishte dëmtuar edhe nga gjyqtari, pasi nuk iu akordua një penallti e pastër. Synimi ishte të ndalej Prishtina. Në stadium ishin mbi 20 mijë shikues.
Milicia e regjimit ish jugosllav dhe serb futet në fushë dhe i rrethon lojtarët e Proleterit, kinse për t’i mbrojtur nga shqiptarët.
Më 13 maj ndodhi katastrofa në stadiumin ‘Maksimir’ në Zagreb.
Ndeshja mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës nuk filloi fare.
Stadiumi u shndërrua në arenë lufte, me përleshje masive mes kroatëve dhe serbëve.
Tifozët “Bad Blue Boys” të Dinamos u përleshën me “Delije”-t famëkeqe të Zvezdës, të mbështetura nga Zhelko Razhnatoviq – Arkan, kriminel i luftës.
“Data e sotme është gdhendur thellë në kujtesën e çdo tifozi të kaltër dhe është një nga ngjarjet më të famshme në historinë e pasur të Dinamos. Për shumëkënd, ajo ditë shënon edhe fillimin e agresionit serb kundër Kroacisë.
Sot shënohet 36-vjetori i ndeshjes së paluajtur mes Dinamos dhe Cërvena Zvezdës. Ishte planifikuar të luhej më 13 maj 1990, por tribunat dhe fusha e stadiumit ‘Maksimir’ u kthyen në një fushë beteje.
Në dokumentar, tifozët, oficerët e policisë dhe dëshmitarët zbulojnë se kaosi në ‘Maksimir’ më 13 maj 1990 ishte përgatitur me kujdes. Agjentë të armatosur të UDBA-s ndodheshin në stadium dhe kishte pasur edhe takime misterioze mes tifozëve dhe policisë”, shkruan media kroate “Veçernji list”.
Pjesë e Dinamos ishte edhe ylli nga Kosova Kujtim Shala.
Më 26 shtator 1990, ndeshja mes Hajdukut nga Spliti dhe Partizanit u ndërpre. Në fushë ishte titullar edhe Ardian Kozniku. Tifozët “Torcida”, si trima të vërtetë, dogjën flamurin e ish Jugosllavisë.
Më 17 tetor 1990 gjithçka ishte e qartë: Jugosllavia artificiale po vdiste. Luhet ndeshja e parë historike mes kombëtares së Kombëtarja e Kroacisë në futboll dhe Kombëtarja e SHBA-së në futboll.
Kujtim Shala bëhet shqiptari i parë që vesh fanellën e Kroacisë dhe kroatët fitojnë me rezultat 2:1 ndaj amerikanëve.
Në “Maksimir” ishin mbi 30 mijë shikues.
Beogradi u trondit, si ishte e mundur të luhej një ndeshje e tillë në një Jugosllavi që ende ekzistonte formalisht, ndërsa Kroacia ishte vetëm republikë brenda atij shteti famëkeq.
Kujtim Shala startoi nga minuta e parë. Serbët mbetën të shokuar.









