Lushi me akuzë: Në Kryesi të PDK-së ka njerëz që fërkojnë duart për dënimin e Hashim Thaçit e të tjerëve

Uk Lushi, ish-ushtar i UÇK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një pretendim të ashpër.

Sipas Lushit, në Kryesi të PDK-së ka njerëz që fërkojnë duart për dënimin e themeluesve të partisë dhe shtetit nga Gjykata Speciale.

Në PDK, në Kryesi të PDK-së, ka njerëz që po fërkojnë duart dhe po përgatiten për mundësinë e dënimit të themeluesve të partisë dhe shtetit nga Gjykata Speciale” – ka shkruar ai.

Postimi:

Në PDK, në Kryesi të PDK-së, ka njerëz që po fërkojnë duart dhe po përgatiten për mundësinë e dënimit të themeluesve të partisë dhe shtetit nga Gjykata Speciale. Po ripozicionohen të bëjnë partinë të tyren.

Kësi turpi nuk ka ndodhur kurrë në historinë e jetës politike në krejt historinë shqiptare, por në klanet e PDK-së po punohet të ndodhë që të kontrollohet partia.

Duhet kujtuar sa me dinjitet u soll partia AAK kur lideri i saj Ramush Haradinaj ishte në Tribunalin e Hagës.

Anëtarësia e PDK-së të tillët duhet t’i largojë duke i dënuar me votë pavarësisht numrit në listë.

Përndjekja politike e themeluesve të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës është çështje vitale nacionale, prandaj intrigantët godasin edhe kombin dhe duhet të ndalohen. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit