Thuajse asgjë të re nga Vetëvendosje, 77 emra të kahershëm e 33 të rinj: Kush u la jashtë?

77 emra të vjetër, 33 të rinj.

Lista e partisë Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit mbeti po ajo që ishte në zgjedhjet e 28 dhjetorit pa ndonjë ndryshim domethënës. Ndryshim përbën thuajes vetëm largimi i deputetëve të partisë Guxo të cilën iu bashkuan garës me Vjosa Osmanin në Lidhjen Demokratike të Kosovës: Jeta Statovci, Albena Reshitaj dhe Haxhi Avdyli.

Partia Guxo tash ka mbetur në Donika Gërvallën, Nezir Krakin, Fatos Gecin dhe Triera Kasumi në listën e Vetëvendosjes. Aty s’është i përfshirë as Blerim Gashani i Guxo-s.

Nga Vetëvendosje mbeten figurat kyçe në top dhjetëshe, prej Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, Donika Gërvallës e Albulena Haxhiut e deri te Shqipe Selimi në numrin 10.

Në listën e dhënë zyrtarisht partia Vetëvendosje e jep veten që garon si qeveri dhe jo parti politike, ku qysh në titull shkruhet “Albin Kurti Kryeministër” ndërsa në fund shkruhet “Qeveria Kurti 4.”

Nga 33 emra të rinj të Vetëvendosjes risi përbëjnë, ndonëse paradoksalisht, imami Osman Musliu dhe feministja dhe aktivistja Adelina Tërshani.

Emrat e rinj në VV janë këto:

Adelina Tërshani. Aida Doli. Arjeta Ajeti. Armend Baloku. Arton Konushevci. Bajram Mehmeti. Elvira Ibrahimi Hoti. Ermira Bytyqi. Feim Tahirsylaj. Filloreta Bujupi. Haki Huruglica. Hysni Mehani. Jeton Mehmeti. Kadrije Lika Troni. Krenare Çerkini. Marigona Bekteshi Ferati. Metë Shatri. Naim Rexhaj. Nazmi Hoxha. Nevzad Asllani. Nita Gashi. Nora Arapi Krasniqi. Osman Musliu. Pranvera Jusufi Imeri. Ragmi Mustafi. Rajmonda Ahmetaj. Shpend Nuhiu. Shqipe Jashari. Tiona Reçica. Triera Kasumi Berisha. Valon Peci. Vaxhid Rexhepaj. Vlora Vuqiterna Cmega.

Kandidat në listën e 28 dhjetorit që nuk janë përfshirë tash:

Adelina Stublla. Adelina Veliji. Afërdita Hajrizi. Agon Dobruna. Albert Selishta. Besnik Shala. Blerim Sallahu. Burbuqe Batusha. Burim Demiri. Burim Mehmeti. Dafina Alishani. Dafina Gexha Bunjaku. Diana Qarkaxhija. Dita Makasqi. Donjeta Ismajli. Driton Hyseni. Egzona Tërdevci. Eljesa Rashiti. Gramos Agusholli. Hamdi Bytyçi. Hysen Durmishi. Ilir Gashi. Jeta Dida Bujari. Kaltrina Gruda. Lulzim Hetemi. Majlinda Nushi Limani. Nita Shehu. Rea Krasniqi. Shqipe Jashari Ramadani. Tafil Peci

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit