Gani Geci nga LDK ka folur për zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se përçarjet në parti kanë lënë pasoja dhe se sipas tij, e djathta në Kosovë duhet të bashkohet.
Ai deklaroi se në listën e deputetëve të LDK-së janë renditur më lart disa figura që kanë ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje si mbështetës të Vjosa Osmani.
Sipas Gecit, LDK funksionon mbi bazën e statutit dhe kuvendit partiak, ku zgjidhet kryetari i partisë. Ai tha se kushdo që synon të drejtojë LDK-në duhet të marrë mbështetjen e kuvendit të partisë.
“Në LDK përçarjet kanë lënë pasoja, neve na duhet bashkimi i të gjitha forcave të djathta, sepse të djathtit janë pak. Listën e deputetëve që unë e pash në LDK është se ata tre deputet që kanë ardhur në LDK si deputet kanë ardhur prej atjehit me deputet me shumë vota që kanë ardhur nga LVV në LDK si mbështetës të Vjosa Osmanit pastaj janë renditë pak më lartë. LDK ka disa parime, ka status, ka një kuvend të cilën e zgjedhin një kryetar ose një tjetër. LDK-në e shoh si parti të djathë me një parti të djathtë. Për me qenë kryetare e LDK-së, duhet me shkua në një kuvend dhe ai kuvend e zgjedh kryetarin dhe nëse Vjosa Osmanin e zgjedh një kuvend i ardhshëm ose e zgjedh dikë tjetër kryetar… PDK prej pas luftës e deri sot e ka pasur synim shkatërrimin, LVV shkatërrimin e LDK-së”, ka deklaruar Geci.









