Nait Hasani konfirmon: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.


Hasani tha për Insajderin se do të garojë me numrin 42.

“Po, do të jem në listë”, tha Nait Hasani.

Lidhur me përfshirjen e emrit të tij në listën për deputet kishte dyshime, pasi kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, nuk e kishte përfshirë në listën e kandidatëve të Prizrenit.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Afati për dorëzimin e listave në KQZ ka përfunduar mbrëmë në orën 23:59.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit