Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së.
Gazeta ka mësuar për renditjen në top 10-shten e parë.
Sipas burimeve brenda kësaj partie, renditja do të jetë kjo:
- Bedri Hamza
- Urani Ismaili
- Vlora Çitaku
- Përparimi Gruda
- Arian Tahiri
- Besa Kabashi
- Rrahman Rama
- Arben Mustafa
- Sala Jashari
- Enver Hoxhaj
Kjo renditje duket se përfaqëson përkrahjen e votave që kandidatet kanë marrë në zgjedhjet e fundit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, mbrëmë ka treguar se kriter për renditje në listë do të jetë numri i votave që kandidatët kanë marrë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lisat e kandidatëve të PDK-së për deputet do të votohet sonte në mbledhje të Kryesisë së PDK-së.
Gazeta ka mësuar se kjo mbledhje do të mbahet në ora 20:00.
LDK-ja?
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vendosur të lë jashtë top 10 në listë Avdullah Hotin dhe Hykmete Bajramin.
Kështu ka mësuar gazeta nga burimet e afërta me zhvillimet brenda LDK-së.
Sipas burimeve, Hykmete Bajrami, deri në këto momente, është planifikuar ta ketë numrin 12, kurse Hoti 11.
Bajrami e Hoti kishin qenë në mesin e kandidatëve më të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Hykmete Bajrami ka pasur mbi 57 mijë vota, kurse Hoti mbi 44 mijë vota.
Të dy, nuk ishin pjesëmarrës në ceremoninë e bashkimit me Vjosa Osmanin.
Në të kaluarën kriteri ka qenë me numër të votave, çka në këtë nuk është respektuar.
Arben Gashi do të jetë numër 28 në listë, e Janina Ymeri 24.
Është raportuar gjerësisht edhe më herët se formula që janë pajtuar Abdixhiku me Osmanin është që në top dhjetëshen e parë të jenë gjasht me katër raporti mes LDK-sl dhe Listës së Vjosës, ndërsa dhjetësha e dytë të jetë raporti katër me gjashtë për Listën e Vjosës.
Nuk dihet ende nëse kjo formulë edhe është aplikuar në listën që duhet të dorëzohet sot deri në ora 24:00.
Kohëve të fundit, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, por edhe Kujtim Shala, nuk kanë marrë pjesë në inaugurimin e rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK.
Kjo është lexuar gjerësisht për kundërshtimin e këtyreve të fundit ndjaj rikthinit të Vjosa Osmanit.









