Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të votave të tij, ka deklaruar se është propozuar për deputet nga dega e PDK-së në Prizren.
Por një gjë të tillë e ka demantuar kryetari Shaqir Totaj në një lidhje direkte.
Sa i përket çështjes së vjedhjes së votave në Prizren, Totaj tha se;
“Derisa të qartësohet në aspektin ligjor kemi konsideru që PDK dega në Prizren duhet të reflektojë, dhe ata persona në këto zgjedhje të mos jenë pjesë e garës, ndërsa në zgjedhjet tjera kur të qartësohet në aspektin ligjor të rikthehen në detyrat e tyre…”, tha ai.“Procesi si i tillë ka qënë i komprometuar dhe ne natyrisht që do reflektojmë”, shtoi ai.









