Një komunë në Mal të Zi voton për “çnjohjen” e Kosovës, partia që e drejtonte Gjukanoviq s’rrin në sallë

Asamblistët në Kuvendin Komunal të Zetës, komunë në Mal të Zi, kanë miratuar deklaratën për anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës në territorin e Zetës, njofton reporteri i RTCG-së.

Për deklaratën votuan asamblistët e DNP-së, të Novës, Marko Vukçeviq nga Demokratët, si dhe këshilltarët e pavarur Nikola Rajoviq, Svetozar Uliçeviq dhe Lidija Paniq, raporton Vijesti.

Asamblistët e DPS-së nuk morën pjesë në seancë, ndërsa para votimit sallën e lëshuan këshilltarët e Demokratëve, Aleksandra Petriçeviq dhe Luka Krstoviq.

Propozuesi i vendimit, Nebojsha Nikçeviq, tha se iniciativa ishte nënshkruar nga 18 këshilltarë.

Ai theksoi se Kuvendi Komunal i Zetës konstaton se të gjitha qeveritë e deritanishme kanë injoruar ‘’qëndrimin shumicë të qytetarëve të Malit të Zi se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.’’.

Kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP) dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Milan Knezheviq, njoftoi se Komuna e Zetës e ka anuluar vendimin për njohjen e Kosovës.

“Hyrja në përjetësi fillon me një hap të vogël, ndërsa përfundon me marshin e përjetësisë”, shkroi Knezheviqi në një postim në rrjetin X.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit