Vlora Dumoshi ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Dumoshi përmes një postimi në Facebook.
“Me shumë mirënjohje për mbështetjen që ma keni dhënë gjatë rrugëtimit tim politik, dua t’ju njoftoj se në këto zgjedhje nuk do të jem kandidate për deputete. Kjo nuk do të thotë se po ndalem. Përkundrazi, do të vazhdoj të jem aktive në LDK, si kryetare e Forumit të Gruas në Degën e IV-të, degën më të madhe në Prishtinë, si dhe si kryetare e nëndegës Santea. Do të jem pjesë e shtabit të Degës së IV-të dhe do ta ndihmoj LDK-në me gjithë kapacitetin tim në këtë garë”, ka shkruar Dumoshi.










