Kujtim Shala njofton se do të garojë për deputet, tregon edhe kandidatët e tjerë nga dega e Pejës

Kujtim Shala, ka bërë të ditur se me propozimin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Shala, ka bërë të ditur se nga kjo degë do të jenë në garë edhe; Sadri Berisha, Besa Gaxherri, Arben Gashi, Naser Gega, Jeton Kelmendi dhe Diellza Bakraçi.

Postimi:

Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Në bazë të propozimit të Degës së Pejës, në zgjedhjet e 7 qershorit, do të jem kandidat për deputet. Falënderoj kolegët e degës sime për propozimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Nga dega jonë, në këtë garë do të jenë edhe: Sadri Berisha, Besa Gaxherri, Arben Gashi, Naser Gega, Jeton Kelmendi dhe Diellza Bakraçi. Na priftë e mbara!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit