Bartësi i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Ardian Gjini, ka deklaruar se procesi i përpilimit të listave zgjedhore në parti ka përfunduar dhe është miratuar nga Këshilli votues.
Gjini u përgjigj edhe për mundësinë e bashkëpunimit me kreun e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Janë kry listat, kanë përfundu, Këshilli votues e ka votu listën”, tha Gjini, duke lënë të kuptohet se strukturat e brendshme tashmë kanë finalizuar listën e kandidatëve.










