Nga “nuk e dua në listë” te “e propozoi dega” – kthesa politike e Lumir Abdixhikut me Agim Veliun

Një nga episodet më ironike politike brenda LDK-së po rikthehet sërish në vëmendje.

Shumë figura brenda partisë kujtojnë se dikur bashkëpunëtorë të afërt të Lumir Abdixhikut kishin kërkuar me ngulm që Agim Veliu të përfshihej në listë dhe të ruhej uniteti në Degën e Podujevës, por kërkesat ishin refuzuar kategorikisht.

Në atë kohë, Veliu shihej si figurë që duhej mbajtur larg vendimmarrjes dhe listave zgjedhore.

Sot, i njëjti Agim Veliu po paraqitet nga Abdixhiku si simbol “bashkimi”, ndërsa përgjegjësia politike po transferohet me formulën “e propozoi dega”.

Në politikë, ndryshimi i qëndrimeve nuk është problem. Problemi nis atëherë kur tentohet të fshihet e kaluara, ndonëse ajo mbahet mend shumë mirë edhe nga vetë njerëzit që dikur ishin në tavolinat e vendimmarrjes.

Deklarata e fundit e Abdixhikut po shihet nga shumë zëra brenda LDK-së më shumë si nevojë për matematikë politike sesa bindje reale për “bashkim”.

Sepse, sipas tyre, po të ishte vërtet bindje, Agim Veliu nuk do të duhej të kalonte fillimisht nëpër filtrin e refuzimit politik, për t’u rikthyer sot si “vullnet i degës”.

E pikërisht këtu qëndron ironia më e madhe sepse dikur refuzohej edhe kur kërkohej nga njerëzit më të afërt të Lumirit, sot prezantohet si dëshmi e unitetit.

Por, ka qenë Veliu i cili ka refuzuar të jetë pjesë e listës së LDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit