Finalistët e Ligës së Kampionëve tashmë janë përcaktuar.
Kampioni në fuqi, PSG do të ketë mundësinë që të mbroj titullin ndaj liderit aktual të Premierligës, Arsenalit të cilët kthehen në finale pas 20 vitesh.
Për këtë ndeshje tashmë është vendosur se kush do të gjykojë këtë finale dhe ai është gjermani, Daniel Siebert.
Siebert, ka gjykuar edhe në ndeshjet që luajtën këto dy skuadra në fazat paraprake, ku së fundi ishte edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales që Arsenali zhvilloi ndaj Atleticos në “Emirates”.
Finalja e madhe do të luhet më 30 maj, në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit.









