Bardhyl Hasanpapaj: Një zë i dijes dhe i unitetit për Kosovën

Profesori dhe juristi i njohur Bardhyl Hasanpapaj hyn në garën zgjedhore të 7 qershorit krah ish-presidentes Vjosa Osmani, duke sjellë me vete një kombinim të rrallë të përgatitjes akademike dhe integritetit njerëzor.

I lindur në Bajram Curr, por i formuar në çdo hap të rinisë së tij në Prishtinë, ku sot jeton me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, ai njihet si “kosovari i Tropojës” që di të ndërtojë ura e të bashkojë njerëzit rreth të mirës së përbashkët.


Bardhyli nuk është thjesht një emër i ri në politikë, por një personalitet që dijen e tij e ka kalitur në qendrat më prestigjioze të Europës, si Doktor i Shkencave Juridike nga Universiteti i Firenzes dhe i specializuar në Universitetin e Bremenit për të Drejtën Europiane.

Përvoja e tij e gjatë si bashkëpunëtor i ngushtë i organizatave si Bashkimi Evropian, USAID, NDI dhe EBRD, e ka bërë atë një njeri të aksionit që di ta shndërrojë teorinë ligjore në zgjidhje praktike për sundimin e ligjit dhe reformimin e drejtësisë në Kosovë.

Përtej titujve akademikë, Bardhylin e definon thjeshtësia e një familjari solidar dhe pasioni i pashuar për edukimin e rinisë, duke besuar fort se institucionet duhet të kenë në qendër dinjitetin e njeriut.

Ai garon sot si një zë që refuzon polarizimin, duke udhëhequr me parimet e barazisë dhe drejtësisë sociale, si një qytetar i angazhuar që beson se ligji është i plotë vetëm kur është human dhe i prekshëm për të gjithë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit