Pas 17 viteve, rikthehet fuqishëm LDK-ja në Skenderaj, Fadil Geci pritet të jetë kandidat për deputet

Pas 17 viteve, Lidhja Demokratike e Kosovës po rikthehet fuqishëm në Skenderaj, me bashkimin e shumë familjeve të njohura të rezistencës dhe rugovizmit, të cilat kanë rifilluar angazhimin politik në mbështetje të kësaj partie.

Familjet emblematike të Ismet Rrahmanit, Haki Imerit dhe Xhafer Behramit janë bërë pjesë e këtij rikthimi politik, duke dhënë sinjal të qartë për konsolidimin e LDK-së në Drenicë.

Këtij organizimi po i bashkohen vazhdimisht veteranë, familje dëshmorësh dhe figura të respektuara nga Skenderaj dhe rrethina.

Ndër emrat që i janë bashkuar këtij organizimi është edhe Dr. Faruk Ibishi, djali i profesorit të njohur Rifat Ibishi.

Sipas informacioneve brenda strukturave të LDK-së, koordinatori i degës së partisë në Skenderaj, Fadil Geci, pritet të jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mbështetësit e këtij organizimi thonë se rikthimi i frymës rugoviane në Skenderaj përfaqëson unitet, traditë dhe angazhim për një të ardhme më të mirë për qytetarët e këtij rajoni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit