Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një përgigje me shkrim mohon të ketë “përçarje” brenda subjektit në kontekstin e rikthimit të Vjosa Osmanit dhe përcaktimit të saj si bartëse e listës.
Kjo pas mungesës së disa figurave kyçe të LDK-së në tubimin e djeshëm ku u prezantua kandidatura e Osmanit. Aty munguan Janina Ymeri, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala.
“Nuk ka asnjë përçarje në LDK. Do të jem në tubimin hapës të fushatës me kryetarin Abdixhiku”, tha ajo.









