Një rast i pazakontë vjedhjeje është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë dyshohet se mori tetë çokollata “Milka” nga një market dhe u kap nga kamerat e sigurisë, mësohet nga burime të afërta me hetimin.
Ngjarja ka ndodhur më 10 maj 2026 rreth orës 16:45 në marketin “Emona”, në rrugën “Isa Boletini”.
Sipas informatave, menaxherja e marketit, kishte vërejtur përmes kamerave të sigurisë se një person po largohej pa paguar çokollatat.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Fisnik Kosarin (52-vjeçar), i cili dyshohet se kishte marrë gjithsej tetë çokollata të markës “Milka”.
Pas raportimit, Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor.
51-vjeçari dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit, andaj Prokurori ka urdhëruar që ai të intervistohet pasi t’i ulet niveli i alkoolit në gjak.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari pritet të lirohet në procedurë të rregullt pas intervistimit.









