Pro apo kundër rikthimit të Limajt në PDK? – deklarohet Lushtaku

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është deklaruar pro rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se po të varej nga ai, kjo çështje do të ishte e kryer pasi është pro kthimit të tij në parti, megjithatë vendimin e merr kryesia e PDK-së.

Lushtaku thotë se edhe në mbledhjen e Kryesisë do të mbajë qëndrimin për rikthimin e Limajt në PDK.

“Miq të dashur, më keni dërguar shumë pyetje lidhur me kthimin e Fatmir Limajt në PDK. Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR. Vendimin e merr Kryesia e PDK-së, por unë do ta mbaj këtë qëndrim edhe në mbledhjen e Kryesisë. Uroj që ta respektojmë vullnetin e elektoratit dhe, bashkërisht, ta fuqizojmë PDK-në”, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit