Një aksion i shpejtë policor është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në një nga lokalet në rrugën C në Prishtinë, ku njësitë elitare të reagimit kanë arrestuar një person që kërkohej me urdhër-arrest aktiv.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lokalin “Toks”.
Sipas Sinjalit, Njësia e Reagimit të Shpejtë së bashku me hetuesit policorë kishin siguruar informacion se Egzon Abazi (33-vjeçaro) ndodhej brenda lokalit.
Burimet bëjnë të ditur se policët kanë zbarkuar në lokacion dhe kanë intervenuar menjëherë për arrestimin e tij.
Ndaj 33-vjeçarit ekzistonte një urdhër-arrest aktiv, ndërsa pas prangosjes ai është shoqëruar në Stacionin Policor “Jugu”.
Pas procedurave policore, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej një viti.









