28 vjet nga Beteja e Llapushnikut, një nga përballjet më të rëndësishme të UÇK-së

Sot shënohet 28-vjetori i Betejës së Grykës së Llapushnikut, një prej përballjeve më të ashpra dhe më domethënëse gjatë luftës në Kosovë, e zhvilluar ndërmjet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe forcave serbe në zonën e Drenasit.

Beteja u zhvillua për tre ditë radhazi, nga 7 deri më 9 maj 1998, në Llapushnik, dhe konsiderohet si një nga momentet kyçe të rezistencës së UÇK-së gjatë luftës.

Gryka e Llapushnikut kishte rëndësi strategjike pasi kontrolli i saj e bënte të vështirë kalimin e forcave serbe në aksin Prishtinë–Pejë, duke i dhënë avantazh lëvizjes dhe organizimit të forcave çlirimtare në terren.


Për një periudhë të gjatë, kjo zonë mbeti nën kontrollin e UÇK-së, duke mundësuar lëvizjen dhe furnizimin e saj me armatim, si dhe duke ndikuar në zhvillimet ushtarake në pjesë të tjera të vendit.

Beteja e Llapushnikut mbetet një nga ngjarjet e rëndësishme të kujtesës historike të luftës së Kosovës dhe rezistencës së armatosur të asaj periudhe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit