Deklarata e Pavarësisë pas divanit, reagon Basha: U sjell në zyrë nga objekti i vjetër dhe po pret derisa zyrtarët e logjistikës ta varin në mur

Ministri në detyrë, Dimal Basha, ka reaguar ndaj një fotografie të publikuar nga zyra e ministrit në detyrë, Dimal Basha.


Në atë foto shihej deklarata e pavarësisë që ishte vendosur pas një divani.

Basha tha se ministria aktualisht ndodhet në proces të bartjes, sistemimit dhe inventarizimit të hapësirave të punës në objektin e ri.

“Sa i përket lajmit për vendndodhjen e Deklaratës së Pavarësisë, dua ta sqaroj për opinionin publik se aktualisht jemi në proces të bartjes, sistemimit dhe inventarizimit të hapësirave të punës në objektin e ri të Ministrisë. Me procesin e bartjes dhe organizimit të inventarit nuk mirret Ministri, por janë zyrtarët e Logjistikës, sepse këto janë çështje teknike dhe operative të organizimit. Deri tani, ky ambient funksionon në kushte të përkohshme, me orenditë e bartura nga objekti i vjetër dhe me organizim të improvizuar”, tha ai.

Sipas tij, pjesë e inventarit të bartur nga objekti i vjetër është edhe Deklarata e Pavarësisë, për të cilën tha se nuk është “hudhur”,

“Pjesë e inventarit dhe e materialeve të bartura është edhe Deklarata e Pavarësisë, e cila “nuk është hudh”, siç është raportuar padrejtësisht dhe me tendencë në shumë portale, por është sjell në zyrë nga objekti i vjetër dhe po pret derisa zyrtarët e logjistikës ta varin në mur”, shkroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit