Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se Aleanca Kosova e Re nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar ky subjekt politike ka dorëzuar konfirmimin për mospjesëmarrje brenda afatit të përcaktuar, i cili ka përfunduar më 7 maj në ora 24:00.
KQZ ka bërë të ditur se në total nëntë parti politike kanë njoftuar se nuk do të jenë pjesë e garës zgjedhore, ku përfshihen edhe AKR dhe Nisma, si dy nga subjektet më të njohura.
Ndër partitë që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje renditen gjithashtu: Partia Demokratike e Unitetit, Balli Kombëtar i Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra, Bashkimi për Ndryshim Anamorava, Partia e Drejtësisë, Srpski Narodni Pokret dhe Partia Reforma Demokratike.
Afati për njoftimin e pjesëmarrjes, mospjesëmarrjes dhe formimin e koalicioneve ka qenë i hapur nga 1 deri më 7 maj 2026 dhe ka vlejtur për 53 partitë politike të regjistruara në vend.









