Partia Liberale Egjiptiane, e udhëhequr nga Veton Berisha, ka shënuar një aderim të rëndësishëm duke goditur direkt rivalin e tyre politik, IRDK-në e Elbert Krasniqit.
Ish-nënkryetarja e IRDK-së, Hysnije Berisha, ka braktisur radhët e partisë së Krasniqit për t’u bashkuar zyrtarisht me PLE-në.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i PLE-së, Veton Berisha, përmes një njoftimi ku ka mirëpritur bashkëpartiaken e re, duke e cilësuar këtë si një fuqizim të madh për subjektin e tij.
“Nga sot kemi nderin dhe kënaqësinë që Partisë Liberale Egjiptiane-PLE t’i bashkohet znj. Hysnije Berisha, ish-nënkryetare e IRDK-së, njëherit magjistre e shkencave juridike – drejtimi penal”, ka shkruar Berisha.
Në njoftimin e tij, Berisha ka lëshuar edhe disa thumba drejt ish-partisë së saj, duke bërë thirrje për aderime të reja me slloganin: “Eja aty ku respektohesh dhe vlerësohesh!”.









