Tragjedi në Berat: Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Beratit, ku është gjetur pa shenja jete një 30-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej disa ditësh.


Viktima, banues në lagjen “Çlirimi”, kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 30 prill. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i ati pranë autoriteteve policore.

Pas dëshmive të disa banorëve të zonës, të cilët pretenduan se kishin parë të riun të hidhej në lumin Osum, policia dhe forcat e kërkim-shpëtimit nisën një operacion përgjatë rrjedhës së lumit.

Pas disa orësh kërkime intensive, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u lokalizua mesditën e sotme pranë fshatit Remanicë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit