“100 mijë euro parapagim”, ish deputeti zbulon ftesën: Më kërkuan të hyj në “Ferma VIP”

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë së fundmi një deklaratë surprizë lidhur me formatin televiziv “Ferma VIP”.

Në një intervistë për “VIP Magazine”, ai ka treguar se është ftuar nga stafi realizues i programit për të marrë pjesë si konkurrent në reality show.

Përveç zbulimit të ftesës, Gjuzi ka bërë të ditur edhe kushtin financiar që u ka vendosur organizatorëve për të pranuar ofertën. Sipas tij, pjesëmarrja në spektakël do të ishte e mundur vetëm nëse do të merrte paraprakisht një shumë të konsiderueshme financiare, konkretisht 100 mijë euro.

Ai argumentoi kërkesën duke u shprehur se nuk dëshiron të përfshihet në një garë me rezultat të pasigurt, duke përmendur si shembull eksperiencën e shkrimtares Mimoza Ahmeti në program.

“Jam kontaktuar nga producentja deri te Rexho. Unë u vendosa kusht: Nëse doni të merrni Kujtim Gjuzin në Ferma VIP, duhet të më jepni parapagim gjysmën e çmimit që jepni ju (100 mijë euro). Unë s’mund të bëj spektakël siç bën Moza dhe nuk e ka të sigurt do e fitojë apo jo çmimin.”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit