Vdes gazetari i mirënjohur shqiptar

Lajm i hidhur për sportin shqiptar, është ndarë nga jeta, në kohën më të mirë, gazetari i mirënjohur i sportit, Sami Ademi.

Legjenda e gazetarisë sportive ndërroi jetë pasditën e sotme, ndërsa javëve të fundit kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Ndër vite, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për sportin në përgjithësi, duke u shquar si gazetar dhe komentator i nivelit të lartë.

Vdekja e tij ka tronditur komunitetin sportiv shqiptar, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut.


Nuk kishin kaluar as dy javë që zëri i tij karakteristik dëgjohej në televizionin e Maqedonisë së Veriut, në MRT 2.

Ai komentonte me profesionalizëm të lartë ndeshjet e futbollit, por edhe të sporteve të tjera, duke u bërë një nga emrat më të respektuar të gazetarisë sportive.

Sami Ademi ishte gjithashtu një mbështetje e madhe për gazetarët e rinj, të cilëve u jepte këshilla se si të vepronin në situata të ndryshme në gazetarinë sportive.

Ai ishte një zë i fuqishëm dhe i respektuar i kësaj fushe.

Ikja e tij e hershme është një humbje e madhe për gazetarinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku jetojnë e veprojnë shqiptarët. E donte shumë Kosovën dhe gëzohej për çdo sukses të saj.

Samiu la gjurmë të thella si gazetar sportiv dhe do të kujtohet përherë për profesionalizmin dhe virtytet e tij, që e bënin një figurë të veçantë dhe të respektuar kudo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit