Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në kuadër të hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, janë sekuestruar nëntë automjete që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas njoftimit të Departamentit të Përgjithshëm, aksioni është realizuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, duke u bazuar në nenin 277/K të Ligjit nr. 08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme: tre vetura të tipit Seat Leon, dy Volkswagen Polo, një Golf 8, një Audi A6, një Volkswagen Jetta dhe një Peugeot 2008 Allure.
Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë sekuestron automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’
Prishtinë, 06 Maj 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar nëntë (9) automjete të cilat dyshohen se janë përfituar përmes veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përkatësisht: Tre (3) vetura të tipit Seat Leon, dy (2) Volkswagen Polo, një (1) Golf 8, një (1) Audi A6, një (1) Volkswagen Jetta dhe një (1) Peugeot 2008 Allure.
Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar, në luftimin e kriminalitetit dhe në vënien para drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë vepra penale.









