Avokati Jashari thotë se shtyrja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së e thellon padrejtësinë

Avokati Arbër Jashari ka vlerësuar se shtyrja e afatit për shpalljen e aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së e thellon padrejtësinë, edhe pse sipas tij vendimi është në përputhje me ligjin.

Ai tha për Ekonomia Online se, ndonëse gjykata ka të drejtë ligjore për ta shtyrë afatin, një veprim i tillë ndikon në zgjatjen e paraburgimit dhe në perceptimin për drejtësi.

“Po, me thënë të drejtën pak jam i befasuar, pavarësisht se është një veprim që është bërë në kuadër të ligjit për Dhomat e Specializuara dhe në aspektin formal është ligjor, pasi që gjykata ka të drejtë që ta shfrytëzojë afatin e vet 3+2. Prapëseprapë, mendoj që kjo shtyrje veç sa e thellon edhe më shumë padrejtësinë që u është bërë krerëve të UÇK-së që nga nisja e këtij procesi, padrejtësi e cila është evidentuar edhe nga një trupë speciale ndërkombëtare. Konsideroj që gjykata, pavarësisht se shtyrjen e ka bërë brenda afateve ligjore dhe është në përputhshmëri me ligjin për Dhomat e Specializuara, mendoj që nuk do të duhej që pa një arsye ta shtynte këtë afat, pasi që me këtë po zgjatet dhe stërzgjatet paraburgimi ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Jashari theksoi se shtyrja mund të konsiderohet e arsyeshme vetëm nëse lidhet me analizën e provave dhe kompleksitetin e rastit.

“Nëse shtyrja është bërë për qëllime ligjërisht të justifikueshme, siç është fakti që gjykatës i duhet më shumë kohë që t’i analizojë provat, mendoj që është e arsyeshme. Por, nëse shtyrja ka motivacion ose ka qëllime të tjera që lidhen me situatën politike në Kosovë, me faktin që do të kemi zgjedhje e çështje të tjera që janë jashtë objektit të shqyrtimit dhe jashtë relevancës gjyqësore, mendoj që është gabim shumë i madh dhe vetëm sa e thellon edhe më shumë padrejtësinë ndaj krerëve të UÇK-së”, tha ai.

Ai ka shtuar se shpreson që vendimi i gjykatës të mos jetë ndikuar nga zhvillimet politike në vend, por të jetë marrë vetëm mbi baza profesionale dhe ligjore.

“Unë nuk po e them, unë po dua të besoj që gjykata, në fakt Dhomat e Specializuara, janë trupë profesionale dhe ata janë nisur nga premisa ligjore dhe nga fakti që nuk kanë mundur të administrojnë plotësisht deri në datën e caktuar dhe të dalin me një vendim përfundimtar. Por, nëse shtyrja ka motivacion tjetër, unë mendoj që është plotësisht gabim dhe shpërfaq edhe padrejtësi, edhe joprofesionalizëm nga ana e gjykatës, pasi që gjykata është e thirrur të veprojë vetëm në përputhje me atë që e ka në shkresat e lëndës dhe me atë që lidhet në rastin konkret, e jo të veprojë ose t’i marrë për bazë rrethanat ose ngjarjet që mund të ndodhin jashtë objektit të gjykatës. Ato fare nuk janë relevante”, tha ai.

Ndërkaq, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar zyrtarisht shtyrjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas njoftimit, trupi gjykues ka shtyrë afatin për 60 ditë, deri më 20 korrik 2026, duke theksuar se kompleksiteti i çështjes dhe sasia e madhe e provave kërkojnë kohë shtesë për shqyrtim.

“Më 5 maj 2026, Trupi Gjykues në ҫështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lëshoi një urdhër me të cilin shtyu afatin për shqiptimin e aktgjykimit me 60 ditë deri më 20 korrik 2026.Trupi Gjykues konstatoi se rrethanat e çështjes gjyqësore për ligjin kërkojnë kohë shtesë duke iu referuar sasisë së provave dhe kompleksitetit të procesit. Gjithsesi, Trupi Gjykues nënvizoi se në qoftë se një shtyrje e mëtejshme e fatit do të jetë absolutisht e domosdoshme, Trupi Gjykues do të lëshojë urdhër për këtë qëllim në kohën e duhur”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit