Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike.
Në një njoftim nga zyra e kryeministrit, thuhet se është ndryshuar dhe plotësuar vendimi për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:
Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare “me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.









