Elijona dhe Klodi janë parë sërish bashkë në rrugët e Tiranës, duke rindezur thashethemet për një lidhje të mundshme pas daljes nga “Big Brother VIP Albania 4”.
Afrimiteti i tyre nisi brenda shtëpisë, por dyshimet u shtuan vetëm tani, pasi Klodi konfirmoi ndarjen nga e dashura.
Ndonëse Elijona e ka shprehur hapur pëlqimin e saj, dyshja ende nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar, duke i lënë fansat të aludojnë për çiftin më të ri të showbiz-it.











