Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po vazhdon “me fshesën” në qeverisjen e kryeqytetit, ku “viktimë e radhës” është Drejtoria e Arsimit, pasi Samir Shahini ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij në këtë pozitë.
Shahini e ka bërë të ditur largimin përmes një njoftimi në ‘Facebook’, drejtuar qytetarëve, kolegëve, mësimdhënësve, stafit të shkollave, prindërve dhe nxënësve, duke theksuar se vendimi vjen pas një vendimi të kryetarit të kryeqytetit.
Tutje, ai është shprehur “puna që kemi nisur nuk ishte e zakonshme dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë”.
Njoftimi i plotë:










