Mbi 2 milionë votues në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar Listën Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lista Preliminare e Votuesve përmban 2,092,202 votues, që është për 15,912 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në mbledhjen e sotme është bërë e ditur edhe numri i votuesve që do të votojnë për herë të parë.


“Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor, është: 22,131 votues, prej të cilëve: • 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor. Prej tyre 8,755 (51.70 %) janë meshkuj, ndërsa 8,178 (48.30 %) janë femra; dhe • 5,198 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës”, u theksua mes tjerash në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit