Përparim Rama ende asnjë fjalë, LDK mohon kategorikisht koalicionin me PDK’në në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar kategorikisht koalicionin me PDK-në në Prishtinë, apo ndonjë subjekt tjetër politik në Prishtinë për bashkëqeverisje.

Në një komunikatë për media, LDK ka bërë të ditur se nuk ka qenë pjesë e asnjë procesi ndërpartiak për arritjen e ndonjë marrëveshjeje qeverisëse deri më tani, duke theksuar se strukturat e saj zyrtare nuk kanë qenë të përfshira në asnjë vendimmarrje të tillë.

“LDK ka strukturat e veta partiake dhe organet vendimmarrëse lokale e qendrore, dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse,” thuhet në reagim.

Tutje, partia thekson se çdo marrëveshje që nuk kalon nëpër strukturat zyrtare nuk përfaqëson qëndrimin e saj dhe nuk krijon obligime politike për LDK-në.

“Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj”, thuhet më tej.

LDK ka shtuar se mënyra e vetme e ndërtimit të marrëveshjeve ndërpartiake është përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale.

Në fund, partia ka bërë të ditur se për çështjet lokale do të angazhohet pas zgjedhjeve nacionale, ndërsa aktualisht është e fokusuar në procesin e brendshëm të ringritjes politike.

Për gjithë zhvillimet në komunën e Prishtinës ende nuk ka reaguar Përparim Rama, kryetari i kryeqytetit.

Ndërsa, reagimi i LDK-së erdhi pasi mbrëmë Uran Ismaili nga PDK e ka konfirmuar se ka arritur koalicion me LDK në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit