Një person ka rënë në pranga pasi që dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë në Obiliq, duke përfunduar në ndalim pas ndërhyrjes së Policisë.
Bëhet fjalë për Mentor Sallova rreth 45 vjeç, i cili sipas informacioneve, ka reaguar me kërcënime ndaj dy zyrtarëve policorë pasi i ishte shqiptuar një fletëparaqitje në rrugën “Adem Jashari”.
Ngjarja ka ndodhur më 4 maj 2026 rreth orës 14:20, kur i dyshuari, në shenjë pakënaqësie ndaj gjobës, është përfshirë fillimisht në konfrontim verbal, për të kaluar më pas në kanosje direkte ndaj policëve.
Pas incidentit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas burimeve, i njëjti posedon edhe shtetësi britanike.
Hetimet janë në vazhdim.









